Identifikohet i aksidentuari në Fier: 35-vjeçari Kreshnik Tomani (Barjami), në koma pas përplasjes nga Range Rover i drejtuar nga një 17-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 pranë Shkollës së Muzikës në Fier, ku një këmbësor u përplas nga një automjet tip Range Rover.
I aksidentuari është Kreshnik Tomani (Barjami), 35-vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas dëshmive, ai ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili qarkullonte pa leje drejtimi. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, Tomani u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.
Policia e Fierit ka shoqëruar adoleshentin që drejtonte mjetin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka tronditur qytetin, ndërsa familja e Kreshnikut, që rrit tre fëmijë të vegjël, është në gjendje të rëndë emocionale.




