KRONIKËSTAR CHANNEL

Identifikohet trupi i dekompozuar i gjetur në trafikndarësen e autostradës Milot-Thumanë, policia: Dyshohet se humbi jetën disa muaj më parë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me trupin e pajetë e gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”.

Blutë njoftojnë se nga verifikimet rezulton se trupi mund t’i përkasë një 49-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndërkohë nga niveli i dekompozimit të trupit, dyshohet se 49-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë disa muaj më parë nga një aksident.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button