AKTUALITETSTAR CHANNEL

IKMT nis prishjet në aksin Levan–Tepelenë, fermerët protestojnë për rrugë dytësore dhe shpronësime

IKMT nis prishjet në aksin Levan–Tepelenë, fermerët protestojnë për rrugë dytësore dhe shpronësime

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) zhvilloi këtë të premte një aksion në zonën e Frakullës, përgjatë autostradës Levan–Tepelenë, për prishjen e tendave të vendosura nga fermerët buzë rrugës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Aksioni është kundërshtuar nga banorët dhe fermerët e zonës, të cilët deklarojnë se kjo është e vetmja mënyrë që ata të tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore. Ata kërkojnë nga autoritetet ndërtimin e rrugëve dytësore që lidhen me tokat e tyre, si dhe proces shpronësimi për sipërfaqet e prekura nga projekti i rrugës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fermerët theksojnë se pa këto masa, puna e tyre rrezikon të mbetet pa treg dhe investimet bujqësore të shkojnë dëm. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të merren parasysh kërkesat e tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button