Ilnisa shpërthen në skena xhelozie ndaj Meritoni: U eksitove nga Rikja! Po silleshit si dashnor, ajo është pis…
Kanë plasur skenat e xhelozisë në shtëpinë e Big Brother, me Ilnisën që i ka kërkuar llogari Meritonin për një kërcim të tij me Riken.
Biseda është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ku Ilnisa duke debatuar me Meritonin, ka ofenduar Riken, duke e cilësuar se nuk është në nivelin e saj.
“Të më thonë mua të gjithë ata që kisha në ekip, shih çfarë po bën me shoqen, ishte një skenë e neveritshme. Ik me të mira, ik me të mira po të them, vazhdo me ato që je mësuar të merresh, vdeksha po them por me mua nuk ke shanse. U bënë këto të më thonë mua shihe çfarë bën, ndërkohë që kishin të drejtë, u eksitove ti nga muzika, apo të eksitoi Rikja, o zot i madh hapu dhe’ që të futem. Të më ulësh ti mua para të gjithëve. Me kë mendon ti se po përballesh?
Nuk jam e qartë se çfarë jemi, vazhdo lojërat, mos të them ndonjë llafe, se jam këtu. Ishte një skenë e neveritshme ajo që pashë. Po të dilnin jargë, sikur të kishin vënë para një tavë me kofsha pule. Unë me atë vajzën nuk shkoj fare, po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia fare. Ajo vajza kapet pas puplave të mia, dhe jeton këtu pas puplave të mia, unë të futem ty në krevat dhe ti shkon e bën kërcime sensuale me të.
Shko merru me atë nivelin, se ajo e di kush është kur shihet në pasqyrë. E pashë unë shumë mirë. Ti dhe entuziazmi jot i pafrenuar, të kishte zënë malli për shoqërinë e vjetër, duke kujtuar kohët e lashta, ngela unë. Ajo të lahet nga koka te këmbët kur përmend emrin tim, të lahet me ujë të bekuar, ose mbaj raport normal me të. Jo si dashnor apo ish-dashnor, ajo është komplet pis para meje”, ishin disa prej fjalëve të Ilnisës, ndërkohë që situata më pas mes çiftit është qetësuar.