KRONIKËSTAR CHANNEL

Incident i rëndë në Big Brother VIP Albania: Jozi procedohet penalisht në gjendje të lirë

Pas incidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku banori Jozefin Marku, goditi me shuplakë Gjestin, ka ardhur edhe reagimi institucional

Menjëherë pas eleminimit nga gara dhe perjashtimit nga te gjitha programet e medias, Jozi është shoqëruar nga policia.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ngjarja ka shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në rrjetet sociale dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të aktit të dhunës brenda një formati televiziv.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Raportohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”, thuhet në raportin e Policisë së Shqipërisë.

Kjo do të thotë se, edhe pse Jozi është aktualisht i liruar nga paraburgimi, ndaj tij do të vijojë hetimi në gjendje të lirë, në pritje të vendimeve të mëtejshme të organeve të drejtësisë.

Ky zhvillim ka hapur debat të gjerë jo vetëm për etikën brenda shtëpisë së famshme, por edhe për përgjegjësinë që mbartin formatet televizive në menaxhimin e rasteve të dhunës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Publiku dhe figura të njohura të ekranit kanë kërkuar masa më të rrepta për të parandaluar normalizimin e dhunës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button