KRONIKËSTAR CHANNEL

Incident në Bulqizë/ Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin pas takimit elektoral të PD. Rasti i kalon SPAK

Shënohet incidenti i parë elektoral në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe nipi i tij E.M, dysohet se kanë dhunuar një 33-vjeçar, banues në Shupenzë. Ngjarja ka ndodhur dje, më 24 prill 2025, në fshatin Ostren të Bulqizës, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike.

Sipas policisë, dy të dyshuarit kanë goditur me grushte të riun Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të Njësisë Administrative Ostren. Pas raportimit të ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndaj Mziut dhe nipit të tij është ngritur akuza për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, duke u hetuar për dhunën e ushtruar pas një takimi politik. Pas kalimit të çështjes në SPAK, pritet të merren masa ligjore ndaj xhaxhait e nipit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button