AKTUALITETBOTA

Incidenti i dytë ajror në pak ditë/ Lëndohen 12 persona që po fluturonin nga Doha në Dublin, shkak turbulencat e forta


Për shkak të turbulencave të forta 12 persona janë lënduar në një fluturim nga Doha për në Dublin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të lënduarit janë 6 pasagjerë dhe gjashtë persona të ekuipazhit, ndërsa turbulencat ndodhën teksa po kalonin mbi Turqi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Graeme McQueen, menaxher i marrëdhënieve me mediat në daa, operatori i Aeroportit të Dublinit, tha për Sky Neës: “Fluturimi QR017 i Qatar Airëays nga Doha u ul i sigurtë siç ishte planifikuar në Aeroportin e Dublinit pak para orës 13:00 të së dielës.”

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ai tha se avioni u prit nga zjarrfikësit, policia dhe shërbimet e ambulancës pas uljes.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Tani ka nisur një hetim i brendshëm për atë që ka ndodhur.

Në fillim të kësaj jave, në një incident të ngjashëm, një britanik vdiq në një fluturim të Singapore Airlines pas turbulencave ekstreme në një udhëtim Heathrow-Singapore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Turbulenca përkufizohet si një ndryshim i papritur në rrjedhën e ajrit dhe shpejtësinë e erës.

Shpesh mund të lidhet me retë e stuhisë, të cilat zakonisht parashikohen dhe monitorohen mirë, duke lejuar avionët të fluturojnë rreth tyre, tha parashikuesi i motit të Sky News, Jo Robinson.

Related Articles

Back to top button