Inovacioni në bimësi, nxënësit e shkollës “Zhani Ciko” në Patos, projekt për kujdesin ndaj bletëve
Nxënësit e vitit të parë të shkollës Zhani Ciko në Patos kanë punuar për një projekt që do të përmirësojë bimësinë. Duke përmbledhur njohuritë e tyre në shkencë, teknologji dhe kujdesin për mjedisin, ata kanë zhvilluar një sistem inovativ për vaditjen e luleve për bletët.
Në një përpjekje për të përmirësuar mjedisin dhe promovuar ndërgjegjësimin për bimësinë nxënësit e shkollës Zhani Ciko kanë ndërtuar një projekt inovativ.
Duke përmbledhur njohuritë e tyre në shkencë, teknologji dhe kujdesin për mjedisin, ata kanë zhvilluar një sistem inovativ për vaditjen e bimëve për bletët.
Gjithashtu kanë ngritur një fushatë sensibilizuese për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së këtij insekti.
Projekti fillon me një përqendrim të thellë në bimësinë dhe biodiversitetin lokal, duke identifikuar spirulinën si një burim të rëndësishëm të pasurisë së bimësisë.
Në përpjekje për të rritur prodhimtarinë e bletëve, nxënësit kanë zhvilluar aparatura të ndryshme për vaditjen e luleve me të cilat ato ushqehen
Një pjesë e projektit të tyre është vënë në zbatim nga bashkia patos ndërsa të rinjtë thonë se do të vijojnë të sjellin sërish projekte të tjera që na çojnë drejt një shoqërie më të ndërgjegjshme për mjedisin e duke frymëzuar të rinjtë për të vazhduar të kujdesen për të ardhmen tonë të përbashkët.