AKTUALITETSTAR CHANNEL

Inspektori Marsel Bicja nderohet për shpëtimin e jetës së një qytetari pas shpërthimit të një bombe Molotov

TIRANË, 27 Dhjetor 2025 – Për veprim të shpejtë dhe të vendosur gjatë ushtrimit të detyrës, Inspektori Marsel Bicja ka marrë “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtuesi Madhor Ilir Proda.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Certifikata iu akordua për veprimin e tij heroik, duke shpëtuar jetën e një qytetari që rrezikohej nga djegia si pasojë e shpërthimit të një bombe Molotov. Motivacioni i certifikatës thekson se ky veprim dëshmon humanizmin dhe profesionalizmin e punonjësit të Policisë, duke vendosur në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, një nga vlerat më të larta dhe misionin kryesor të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ceremonia e dorëzimit u zhvillua gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku vetë Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda i dorëzoi certifikatën Inspektorit Bicja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda falënderoi Bicjën për veprimin e tij, duke theksuar:

Reklama në FieriWeb

“Ju falënderoj për veprimin tuaj, pasi ky veprim dëshmoi edhe një herë humanizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Vijoni me përkushtim të përmbushni me nder këtë mision, sa të vështirë, po aq edhe fisnik.”

Edhe Drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mbështetjen ndaj strukturave të Policisë dhe vlerësoi veprimin e Bicjës, duke theksuar se ai veproi pa udhëzim të drejtpërdrejtë, duke ndjekur ndjenjat njerëzore dhe përgjegjësinë që sjell uniforma që mbanin.

Nga ana e tij, Inspektor Marsel Bicja shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veprimi ishte spontan, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet për të dhe kolegët e tij.

Ky nderim vjen si një dëshmi e përkushtimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve, duke vënë në pah humanizmin dhe profesionalizmin që karakterizojnë punonjësit e saj.

Related Articles

Back to top button