AKTUALITETEKONOMI

INSTAT: Fieri dhe Korça me numrin më të lartë të gjedhëve

Blegtoria është një sektor i shtrirë në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2023 në shkallë vendi kishte 263.385 krerë gjedhë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga lopët e qumështit me rreth 88,24% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

INSTAT bën të ditur se, qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri me 14,76% dhe Korça me 11,76% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Sa i takon mbarështimit të të imtave, përqendrimi i lartë i tyre është në rajonin jugor të vendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Referuar statistikave zyrtare, numri i të imtave, në fund të vitit të kaluar shënoi 1.206.206 krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 83,43% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i dhirtave në vitin 2023, është 640.242 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 79,96% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Sipas INSTAT, përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 28,52% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,84% ndaj numrit gjithsej të krerëve. Ndërsa përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 28,11% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 15,31% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vitin 2023, numri i krerëve të derrave është 114.833 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dosat me 9,18% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 48,09% dhe në qarkun Shkodër me 21,61% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Krahasuar me një vit më parë, numri i krerëve në blegtori shënoi rënie, por vihet re një konsolidim i fermave drejt krijimit të stallave me mbi 10 lopë dhe investimeve në industrinë përpunuese, që po krijojnë modelin zinxhir të prodhimit në këtë sektor.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button