POLITIKËSTAR CHANNEL

Integrimi/ “ Kapitulli 20 ka fokus të veçantë nga BE”, Xhaxhiu: 3-4 kapituj të tjerë priten të mbyllen deri në fund të vitit

Eksperti Gent Xhaxhiu ka komentuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke u ndalur te mbyllja e kapitujve të negociatave me BE.

Ai theksoi se ka nisur mbyllja e kapitujve teknikisht të komplikuar, pas një ritmi të shpejtë të hapjes së grupkapitujve. Procesi pritet të vijojë me kapitujt më të vështirë, të cilët nuk kërkojnë vetëm mbylljen e paketave ligjore, por edhe verifikimin e arritjes së standardeve në sektorë të caktuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Xhaxhiu tha se kapitulli për energjinë pritet të mbyllet brenda këtij viti, ndërsa tre deri në katër kapituj të tjerë synohet të mbyllen deri në fund të vitit.

Ai nënvizoi gjithashtu se Kapitulli 20 ka një fokus të veçantë nga Bashkimi Europian.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“ BE i jep fokus ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla. Më pak rëndësi u kushtohet politikave industriale, sidomos për vende të vogla.

Ka nisur mbyllja e kapitujve teknikisht të komplikuar. Me mbylljen e procesit negociator, nis edhe mbyllja e kapitujve të vështirë. Shpejtësia ishte marramendëse për hapjen e grupkapitujve. Ka nisur mbyllja e kapitujve teknikisht të komplikuar. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Do të vijohet me kapitujt e vështirë, me ata që nuk do të kërkojnë mbylljen e paketave ligjore, por do të kërkojnë një investigim të arritjes së standardeve në sektorë të caktuar. Energjia pritet të mbyllet brenda këtij viti, 3-4 kapituj të tjerë priten të mbyllen deri në fund të vitit. Kapitulli 20 ka fokus të veçantë nga BE.”

ABC NEWS

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button