BOTATEKNOLOGJI

Inteligjenca artificiale paraqet “rrezik dhe mundësi për gazetarinë”

Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etnike në punën e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Anketat u realizuan mes prillit dhe korrikut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet etnike të inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit përmes një deklarate.

Reklama në FieriWeb

“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, tha bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.

Ai tha studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave.

Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, sikurse pasaktësia”, thanë autorët e studimit. REL

Related Articles

Back to top button