Irani njofton se ka goditur 80% të objektivave, Izraeli nuk raporton viktima nga sulmi me raketa
Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80% e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre sonte.
Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi, i cili u nis në orët e fundit.
Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom – shërbimi i reagimit emergjent të Izraelit – tha se nuk kishte “raportime për të lënduar nga sulmi në drejtim të Izraelit”.
Kjo me përjashtim të “dy lëndimeve të lehta në zonën e Tel Avivit dhe disa lëndimeve të lehta në mbarë vendin gjatë lëvizjes në hapësira të sigurta, si dhe rastet e ankthit”.
Mbrojtja ajrore izraelite – e ashtuquajtura “Iron Dome” – raportohet se ka ndaluar një numër të raketave balistike.
Burime nga ushtria siriane kanë thënë se mbrojtja ajrore izraelite ka rrëzuar gjithashtu dhjetëra raketa që fluturuan mbi Sirinë jugore.