AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Benit.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Koçi shkruan:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Beni ynë nuk ja doli dot!

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndër 5 djem që shtuan familjen që krijuan babai dhe nëna jonë, Beni ishte i dyti. Lindi në Fier, më 13 shkurt 1964. Edhe pse i rritur në kushtet e vështira të një familjeje modeste, ai u shndërrua shpejt në një djalosh energjik e me shpirt sportiv.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

8-vjeçaren e kreu te shkolla ‘Andon Xoxa’, e më pas vijoi studimet në një shkollë teknike për të ndjekur pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vite si teknolog në ‘Azotik’, Fier. Dallohej për shpirtin e tij krenar dhe të pastër.

Reklama në FieriWeb

Kur erdhi koha për të krijuar familje, Beni sfidoi paragjykimet e kohës duke u lidhur me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbesë e të pushkatuarit politik Milto Gjikopulli. Ai i qëndroi besnik dashurisë dhe familjes së tij, duke u bërë baba i dy fëmijëve, Xhinës dhe Vasilit.

Pas hapjes së kufijve, Beni emigroi në Greqi për të siguruar të ardhura për familjen, ku punoi me përkushtim në punë të vështira. Para disa vitesh u rikthye në Fier, ku vijoi me punë e përkushtim.

Por shëndeti i lig i bëri pritë. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen onkologjike, që zgjati rreth një vit e gjysmë, ai u nda nga jeta duke u gdhirë dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes sonë, bashkëshortes e fëmijëve të Benit, e sidomos nënës sonë, do t’u mbetet shpirti i përvëluar.”

Fieri Web i shpreh ngushëllime familjes Koçi për humbjen e parakohshme të Benit. 🕊️

Related Articles

Back to top button