AKTUALITET

Ish-drejtori i OSHEE, Adrian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.


Në pamje shihet momenti kur Adrian Çela futet brenda ambienteve të SPAK.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-drejtori i OSHEE është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ardian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Padia në SPAK nga PD

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ardian Çela, i cili në atë kohë mbante postimin e administratorit të OSHEE, u padit në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2021 nga Partia Demokratike, e cila kallëzoi tre kompani që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.

Ardian Çela, i ftuar në “Publikisht” në RTSH, deklaroi se është njohur me padinë përmes medias. Ai tha se akuzat e PD vijnë nga padituria ose janë të qëllimshme, ndërsa shtoi se do të vihet në dispozicion të organit të akuzës për përmbushjen e hetimit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Jam njohur nga media. Unë e kam parë atë kur PD bëri atë deklarimin dhe unë prapë i kthehem që ose ka bërë nga padituria, ose është e qëllimshme.  Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator.

Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf. Prokuroria do bëjë detyrën e vet”, u shpreh ai.

Çela hodhi poshtë edhe akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht duke theksuar se shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor, kur sipas tij, niveli ka qenë mbi kuotën normale.

“KESH shitjen e tepricave e bën i kushtëzuar nga niveli i kuotave, Për herë të fundit KESH ka shitur në 11 qershor. Niveli ka qenë mbi kuotë. Ndryshe do kalonte kuota. Ose rrezikonin portat ose përmbytje”, tha ai.

Ndërkohë pas padisë në SPAK, deputetja Jorida Tabaku, e cila në atë kohë mbante postin e nënkryetares së PD-së, u shpreh se: “Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insitucioneve shiti energjinë me rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro”.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit të hetonte ish-drejtorin e OSHEE për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike si dhe moskallëzim krimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button