AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ish-drejtuesi i Policisë: Flutura Basha ka plumb në trup, të bëhet autopsia


Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi tha në Euronews Albania se breshëria e automatikut që u përdor në atentatit në Dobrac kapi në trup edhe të ndjerën Flutura Basha e cila humbi jetën bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha teksa motori ku udhëtonin u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prençi u shpreh se autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca. Ai shtoi më tej se njerëzit në kryeqendrën e Veriut kanë frikë dhe nuk duan të punojnë më, madje sipas tij, flitet se është marrë peng edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Breshëria e automatikut që ka vazhduar për 150 metra ka kapur edhe një nga kalimtaret Flutura Bashën. Autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca. Njerëzit në Shkodër nuk duan të punojnë më, kanë frikë, madje më kanë thënë që është marrë peng edhe Benet Beci.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrën i qetë po i diktuar nga grupet kriminale në dhënien e tenderëve. Vakanca ka edhe në polici e gjykatë dhe është deklaruar edhe herë të tjera.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Drejtori i policisë ka qenë i pamundur të hedhë dritë një vit e ca kur janë vrarë 23 veta se organika e policisë janë të lidhur me botën e krimit. Disa ditë para masakrës ai ka deklaruar se nuk do të qëndrojë më në policinë e Shkodrës, madje do shikojë edhe qëndrimin në policinë e shtetit pasi ne nuk jemi më zotët e policisë.”, – tha Prençi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button