BOTA

Ish-kancelarja MERKEL reagon për pushtimin rus të Ukrainës: Pikë kthese për Europën


Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është kritkuar për politikat pajtuese të Kremlinit kur ishte në detyrë, ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Merkel, e cila u largua nga politika në dhjetor pas 16 vitesh në krye të ekonomisë kryesore të Evropës, tha se ajo po e shikonte “sulmin ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit” të Ukrainës me shqetësim të madh.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Lufta e agresionit të Rusisë shënon një pikë kthese të thellë në historinë evropiane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,” tha Merkel në një deklaratë për shtyp.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjithashtu Merkel tha se nuk kishte asnjë justifikim për këtë “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” të cilën ajo e dënoi me termat më të ashpër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Merkel shprehu solidaritetin e saj për popullin dhe qeverinë e Ukrainës dhe mbështetjen e saj të plotë për pasardhësin e saj, Olaf Scholz, në përpjekjet e tij me partnerët perëndimorë, për të ndaluar sa më shpejt Presidentin Vladimir Putin.

Vendimi i Merkelit për të mbajtur lidhje të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Rusinë pavarësisht provokimeve të viteve, janë kritikuar si “naive” ditët e fundit pasi Putini ka nxjerrë në pah synimet e tij në Ukrainë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Ndërkohë kancelari Scholz këtë javë njoftoi planet për të ndalur projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 për të sjellë gazin natyror rus në Gjermani si një sanksion kundër Moskës.

Merkel e kishte mbrojtur prej kohësh projektin si vendimtar për strategjinë energjetike të Gjermanisë, pasi ajo heq energjinë bërthamore e qymyrin dhe gradualisht rrit furnizimin e saj nga burimet e rinovueshme.

Paraardhësi i saj si kancelar, Gerhard Schroeder, ka punuar që nga largimi i detyrës në 2005 si lobist për sektorin rus të energjisë, një objektiv i kritikave të ashpra në Berlin.

Ai e kritikoi pushtimin rus të Ukrainës të enjten si të pajustifikuar, por bëri thirrje për ruajtjen e lidhjeve politike, ekonomike dhe të shoqërisë civile me Moskën.

Related Articles

Back to top button