Ish-ministra dhe drejtorë nën hetim, gazetarja: SPAK do godasë 4 zyrtarë të policisë të lidhur me krimin
“Brenda këtij muaji SPAK pritet të godasë policët e lidhur me krimin e organizuar”, – kështu ka deklaruar gazetarja Anila Hoxha.
Duke u nisur dhe nga deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani ditën e djeshme, ajo tha se nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë edhe drejtorë, ish-ministra si dhe shumë punonjës të policisë të cilët janë përfshirë apo kanë ndihmuar krimin e organizuar.
Hoxha tregoi se shumë shpëjt dosja e njohur “Metamorfoza” do të japë rezultate, madje siç tregon ajo brenda këtij muaji do dalin emrat e policëve, por për shkak të dekonspirimit po mbahet e fshehtë.
“Dumani thotë se janë disa raste nën hetim zyrtar të policisë, dhe në këtë arsye është parë e arsyeshme të mos përfshihen në hetime, për shkak të dekonspirimit, dhe për këtë arsye është përfshirë BKH. Me 20 prokurorë të posaçëm SPAK konsiderohet i plotësuar, tha ai. Duman kërkon shtim të hetuesve, sepse pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së merren me përgjimet.
Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje. Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi.
Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK është përgjigjur 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emrat në dispozicion. Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate.
Edhe në fushën e ish ministrave do të ketë rezultate. Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë. Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit.
Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar. Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit. Një vend që përdoret si vend tranzit, që e pranoi edhe zyrtari i lartë amerikan.”