Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar denoncon në “Stop: U përjashtua përfaqësuesi i Qarkut Fier, Resuli. Më pas e bëjnë President.
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar denoncon në “Stop” zgjedhjet e Qershorit për presidentin e ri.
Sipas tij në mënyrë të kundërligjshme në krye të këtij institucioni u zgjodh Ervin Resuli, i cili nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në ligj dhe statut.
Resuli arriti të bëhet president, megjithëse u përjashtua si kandidat për në Këshillin Kombëtar.
“60 ditë përpara shpalla zgjedhjet e përgjithshme. Nga27 kandidatura u prezantuan në Komisionin Qendror Zgjedhor që në mbledhjen e 23 Majit mori në analizë, shqyrtoi gjithçka mbi bazën e deklaratës së kandidimit dhe rezultoi fakti që 26 kandidatura u miratuan, ndërsa 1 kandidaturë u skualifikua për arsye që kishte të paplotësuara ligjet që cakton detyre dhe statuti. Ai që u përjashtua ishte përfaqësuesi i Qarkut Fier, Ervin Resuli. Më 29 me vendim numër 10 Komisioni Qendror Zgjedhor është rimbledhur dhe pa asnjë argument të ri e rifut në garë zotin Ervin Resuli të skualifikuar me 23.Këshilli e mandatoi dhe ky president u zgjodh President i Urdhrit Veterinar. Pikërisht që e ka sulmuar Urdhrin në mënyrë publike. Orientimi i Këshillit për të zgjedhur atë që ishte me shkelje është fyerje dhe ofendim për institucionin”, tha ai.
“Kam votuar kundër sepse kam qenë sinkron me lëvizjen e parë. Ne kemi bërë gabim si Këshill Kombëtar në krye Presidentin dhe zv/Presidentin që e kemi zgjedhë atë dhe prapë se prapë nuk kanë vënë dokumentet në dispozicion. Kam qenë me votë kundër vetëm për mënyrën se si ka penetruar personi tek këta. Sepse ligjërisht nuk e ndaloja dot unë. Ata nuk kanë qenë anëtar të Këshillit Kombëtar. Unë e di procedurën se si zgjidhen dhe nuk ia fal vetes se e kemi pranuar dhe unë kam çuar dorën. Nuk e kam ditur se nuk na e kanë vënë në dispozicion që nuk ka leje personale”, u shpreh kreu i Komisionit të Zgjedhjeve.
Ervin Resuli nuk është i vetmi veteriner në familje. Bashkëshortja e tij, ushtron të njëjtin profesion, madje ka si biznes një klinikë në emrin e saj në Fier.
Por gjatë kohës, që ajo është në klinikë në Fier, duhet të ishte në punë, në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Vlorë.
Ne e gjetëm zonjën Resuli në klinikë, ku shet produkte me fatura të dyshimta tatimore.
Klienti: Sa kushton?
Orgesa Beqari: Është për 1 litër e gjysmë ujë dhe kushton 2500 lekë.
Klienti: Tani ma mëso, si ta…
Orgesa Beqari: Atëherë me 1 litër e gjysmë ujë do hidhet e gjitha kjo. Do hidhet e gjitha kjo dhe qentë do t’i bësh vetëm në sharrën e kurrizit, nga pjesa e veshëve deri tek bishti! Vetëm sipër, jo poshtë nga barku!
Klienti: Mirë! Shumë faleminderit!
Orgesa Beqari: Faleminderit juve!
Klienti: Sa kushton ai “rugori”? (ilaç për ullinjtë)
Shitësja: Atëherë nuk është se është rugor, rugor tamam kam këtë, që përdorim për ullinjtë dhe këtë. Këtë e ke me 5 litra ujë dhe këtë e ke për 100 litra ujë.
Shitësja: O Gesa!
Orgesa Beqari: Po!
Shitësja: Priji një faturë për Astelinë! (ilaç për ullinjtë)
Orgesa Beqari: Po!
Shitësja: Sa ta bëj faturën? 5?
Klienti: Ose bëje 10-të, bëje! E bën dot 10 mijë lekë?
Orgesa Beqari: E bëj, mos e ki problem!
Klienti: Ok!
Orgesa Beqari: E do kundrejt një firme, apo thjesht kupon tatimor?
Klienti: Kupon tatimor, sa për të… po bëma 10 mijë lekë!
Orgesa Beqari: Në rregull!
Ndërsa në punën shtetërore, drejtori thotë se zonja është në terren.
Drejtori: Hë djali!
Qytetari: Si jeni?
Drejtori: Çkemi?
Qytetari: Kërkoj një specialiste një Orgesa, veterinarie. Është këtu?
Drejtori: Po!
Qytetari: Ta takoj!
Drejtori: Po! Ti kush je? Hajt!
Qytetari: Dua ta takoj, ta pyes për diçka, o burrë!
Drejtori: Po janë në terren ato, prandaj.
Qytetari: Hë, janë në terren. Kur vijnë?
Drejtori: Po vijnë në mëngjes edhe ikin në punë. Këtu janë, këtu rrinë inspektorat e kontrollit, po edhe të kontrollit në terren janë institucion që në mëngjes shpërndahen. Këtu janë financa.
Qytetari: Nesër në mëngjes e gjej Gesën, të vij?
Drejtori: Po! Po!
Qytetari: Okej! A do vij nesër në mëngjes, o burrë?
Drejtori: Ore unë jam drejtori, prandaj të them./tvklan.al