“Ishte në momentin e gabuar, në vendin e gabuar”, menaxheri i pastiçerisë ku punonte Grei Bihuci: Djalë me vlera
Pjesëtarë të stafit të Pastier “Bleta” ku punonte 20-vjeçari Grei Bihuci, i cili mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, janë ndalur ditën e sotme pranë vendit ku Grei u vra, duke vendosur buqeta me lule, e duke ndezur qirinj pranë fotografisë së tij, për ta përcjellë më pas në orën 14:00 për në banesën e fundit.
Menaxheri i pastiçerisë ku punonte Romeo Dervishi tregon mes tronditjes se 20-vjeçari ka qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.
Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar të riun që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm. Sot familja e 20-vjeçarit ka hapur dyert e mortit ndërsa dhimbja që vdekja e tij la pas ka lënë të pikëlluar të gjithë komunitetin fierak.