BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku shqiptari Gëzim Iljazi,

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

59-vjeçari, banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mediat italiane shkruajnë se në momentin e aksidentit, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë viktima. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button