AKTUALITET

Itali, Balla takon drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë: Të angazhuar për zgjidhjen e problematikave të njohjes së dokumenteve


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, ku u trajtuan disa prej sfidave kryesore ligjore dhe administrative që hasin bashkatdhetarët në këtë vend.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në fjalën e tij, ministri Balla theksoi se do të punohet së bashku për t’i dhënë zgjidhje shumë problematikave që lidhen me njohje dokumentesh, lehtësim procedurash konsullore etj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Ballës, po punohet gjithashtu dhe për njohjen e certifikatave me vulë digjitale e-Albania nga Ministria e Brendshme italiane.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte mundësia për gjenerimin e vërtetimeve të pensioneve për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, nëpërmjet e-Albania, dhe nevoja për të përmirësuar procesin e regjistrimit të vendimeve të zgjidhjes së martesës nga zyrat e gjendjes civile shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu, u trajtua mundësia e zgjerimit të prokurave për veprime më komplekse juridike përmes shërbimeve konsullore, lehtësimi i regjistrimit të mbiemrave të dyfishtë për fëmijët e lindur jashtë vendit, si dhe mbrojtja e të miturve shqiptarë të pashoqëruar në Itali, për të cilët u diskutuan masat për riatdhesim.

Balla i siguroi përfaqësuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë për angazhimin e qeverisë në trajtimin e këtyre çështjeve dhe premtoi mbështetje për të lehtësuar proceset administrative e për të siguruar një trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button