BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Itali – Fund tragjik për ‘skifterët’ shqiptarë: një i vdekur, një në spital dhe një i zhdukur pas grabitjes në Foria di Centola

Një grabitje në Itali është kthyer në një ngjarje tragjike për tre shtetas shqiptarë, të përfshirë në një tentativë vjedhjeje në zonën e Foria di Centola. Mediat italiane raportojnë se pronari i banesës ka qëlluar me armë zjarri ndaj grabitësve, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar u gjet mëngjesin e sotëm në Limazzo, San Severino di Centola, pas më shumë se 48 orësh kërkimesh intensive me dronë dhe qen nuhatës. I riu ishte shpallur i zhdukur që nga momenti i përplasjes me armë gjatë grabitjes së banesës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje janë mbledhur dhjetëra bashkatdhetarë të të ndjerit dhe gruas së tij, të cilët kanë qëndruar për orë të tëra në ankth, në pritje të ndonjë lajmi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njëri nga grabitësit ndodhet i shtruar në spitalin “Cardarelli” në Napoli, me një plagë të rëndë nga arma e zjarrit. Ndërkohë, personi i tretë që ishte pjesë e grupit kriminal është ende në kërkim.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet italiane nuk kanë konfirmuar ende se kush ka qëlluar i pari – pronari i banesës apo grabitësit – dhe hetimet vazhdojnë. Edhe pronari është vënë nën hetim për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe trajektoren e plumbit fatal. Ndërkohë, tensionet janë të larta mes familjarëve të viktimës dhe komunitetit shqiptar në zonë, të cilët kërkojnë drejtësi, ndërsa policia italiane po ruan rendin publik në vendin e ngjarjes.

Related Articles

Back to top button