BOTASTAR CHANNEL

ITALI / Parakalimi i gabuar i 29-vjeçares shqiptare u merr jetën dy personave, tetë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy viktima dhe tetë persona të plagosur ka ndodhur në Caravaggio të Italisë, ku u përfshinë katër automjete.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një parakalim i rrezikshëm i një automjeti tip Mercedes C180, i drejtuar nga një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, residente në Calvenzano.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Mësohet se e reja tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan, në të cilin udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema. Përplasja e fortë përfshiu edhe dy automjete të tjera, duke shkaktuar bilancin tragjik.

Reklama në FieriWeb

Dinamika e plotë e aksidentit vijon të hetohet nga Policia Rrugore e Treviglio.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button