BOTAKRONIKË

Itali/ Vrau me kaçavidë shokun e tij, Miri Gurra dëshmon në gjykatë: E godita 100 herë, më kërcënonte familjen

Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit.

Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, ka thënë Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur.

Rreth njëqind, ka thënë ai.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

 “Ndërsa e godita, ai më tha: “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur” dhe unë iu përgjigja: “Do të bëj atë që ti deshe të bëje me mua dhe familjen time”.

Më 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë  përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar resident në Eraclea. Goditje në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim  një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmijë, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij. – Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime”.

Kishte kohë që Gurra ndihej në gjëndjen e persekutimit. “Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha- ka thënë ai gjatë një bisede në burg – Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar. Edhe Dervishi sipas rrëfimit të tij, I ka thënë  “çfarë ke bërë?

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Dervishit iu drejtua avokatit Renato Alberini për t’u bërë palë civile, por pas kallëzimit të ditëve të fundit, procesi gjyqësor n po bëhet gjithnjë e më i largët.

Related Articles

Back to top button