Uncategorized

Iu fut në banesë për ta grabitur, i riu shqiptar masakron me thikë të moshuarin në Greqi, 73-vjeçari në luftë me jetën!


Në Spitalin Universitar të Janinës po trajtohet në gjendje kritike për jetën 73-vjeçari, i cili u godit 10 herë me thikë nga një 25-vjeçar shqiptar që tentoi ta grabiste mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni .

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar . Dy shqiptarët fillimisht thyen dritaren e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia  dhe u futën brenda.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë , duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur në shtëpinë më të afërt që gjeti . 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës .

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurimit të Argostolit dhe Grupit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit (OPKE) të Kefalonisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button