LIFESTYLE & SHOWBIZ

“Iu ** motra në BB”/ Aktori ofendon rëndë Alban Ramosaj, shpërthen rrjeti kundër tij. Albërie Hadergjonaj i kujton Kodin Penal: Kërko falje publike ose…


Aktori i humorit Albano Bogdo e ka nisur sezonin e ri me një emision të tijin, “Albano Show”, por që në startin e puntatës së parë është ndeshur me kritika, për shkak të disa deklaratave ofenduese që ai ka bërë ndaj Alban Ramosajt.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nëpër komente të shumta në videot që po qarkullojnë, shihet se një pjesë e kanë pëlqyer këtë pozicion të ri të Albanos, ndërsa të tjerë e kanë dënuar për “batutat” e tepruara që ka bërë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Por që në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Pas këtyre ofendimeve ka ardhur edhe një reagim nga Beatrix Ramosaj. Në tik tok po qarkullon një video ku Triksa dëgjohet të thotë në një dublim zëri: “Ti po flet për mua? As nuk më intereson fare”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për këtë ka reaguar edhe Albërie Hadergjonaj, e cila e ka cilësuar moderatorin/aktorin si një humbës.

“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde”, shkruan Albërie, e cila është tezja e Alban dhe Beatrix Ramosaj./Panorama/

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button