HOROSKOPITË NDRYSHME

Ja çfarë thonë yjet për ju sot. Horoskopi i ditës së Marte 12 Dhjetor 2023


DASHI

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mundohuni ta kontrolloni vetën gjatë kësaj dite sepse po ju filluan problemet nuk do ndalen kollaj. Ju të dashuruarit do ngrini shumë pikëpyetje për jetën tuaj sentimentale, por për fat të mirë duke folur me partnerin do pranoni edhe disa gabime të bëra. Mund të bëni dhe të merrni edhe printime sot. Ju beqarët as vete nuk e dini se çfarë doni kështu që nuk do jeni gati për të hedhur asnjë lloj hapi. Në punë do ju mungojë tërësisht motivimi dhe nuk do i vazhdoni dot projektet që kishit nisur. Do merrni edhe kritika nga shefat. Saturni do ndikojë negativisht tek financat kështu që duhet të bëni dyfish përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

DEMI

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Planetët do e favorizojnë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk ka asnjë lloj rreziku t’iu ndodhin probleme. Ju të dashuruarit do kaloni momentet më të bukura se kurdoherë tjetër. Në çdo sekondë do përjetoni kënaqësi të forta dhe shpesh do dashuroheni si të çmendur. Ju beqarët më mirë të bëni edhe pak durim nëse doni të gjeni personin më të përshtatshëm. Mundësitë e sotme nuk do jenë ato që keni pritur. Sipas Horoskopit Vip, në punë do jetë një ditë e tensionuar, megjithatë ju do dini të dilni nga çdo situatë e vështirë. Në fund do merrni atë që aq shumë e keni dëshiruar. Me financat do keni fat me shumicë kështu që gjendja do ketë përmirësime të jashtëzakonshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

BINJAKËT

Ditë e mbushur me emocione të forta ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Çdo çast do jetë plot hare dhe sytë do kenë shkëlqim të veçantë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë më e qëndrueshme dhe buzëqeshja do jetë mbizotëruese. Nuk do keni aspak debate, do toleroni pafund dhe do mendoni më shumë për të ardhmen. Ju beqarët do merreni me zgjidhjen e disa problemeve familjare dhe nuk do mendoni për jetën sentimentale. Në punë do jeni mjaft aktivë dhe do i realizoni të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Me shpenzimet tregohuni si gjithmonë të kujdesshëm dhe gjendja do mbetet e mirë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

GAFORRJA

Nuk do jeni shumë të qartë në mendime gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të hidhni hapa. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme. Do keni mosmarrëveshje të forta sidomos për zgjerimin e familjes. Partneri nuk do jetë dakord me ju. Nëse jeni beqarë, jo vetëm që nuk do mbeteni më të vetmuar, por do filloni edhe një lidhje shumë të veçantë. Në punë do merrni masa për t’u mbrojtur nga personat negativë dhe do ecni me ngadalë drejt objektivave. Në planin financiar nuk do ketë probleme serioze megjithatë nuk duhet ta humbisni besimin se me dëshirë dhe vullnet gjithçka mund të përmirësohet.

LUANI

Më në fund do hiqni dorë nga disa zakone të këqija dhe nuk do bëni më gabimet që keni bërë më parë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë shumë e begatë dhe e mbushur me ndjenja të forta. Me partnerin do merreni vesh për mrekulli dhe do zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të hershme. Ju beqarët do keni takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë për mirë gjithë jetën. Në punë mund të merrni edhe ndonjë kritikë të vogël, por ato do ju frymëzojnë për të shtuar përpjekjet e për t’ia dalë mbanë më shpejt. Edhe buxheti do ketë përmirësime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni më të qete kur të kryeni shpenzimet e nevojshme.

VIRGJËRESHA

Mërkuri do ju futë disi në mendime sot dhe në disa momente nuk do arsyetoni sa duhet para se të veproni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e animuar dhe e mbushur me emocione interesante. Sytë do ju shkëlqejnë në çdo moment dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Ju beqarët do takoni krijesën ideale të cilën e keni ëndërruar për aq shumë kohë. Në punë duhet të bëni më shumë lëshime ndaj kolegëve sepse po u treguat striktë do e prishni marrëdhënien me ta. Kjo gjë do ju mundësojë më shumë qetësi për të ecur para. Sipas Horoskopit Vip, buxhetin do dini si ta organizoni gjithë kohën dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

PESHORJA

Yjet do ua zbukurojnë çdo moment gjatë kësaj dite dhe gjërat për ju do ecin më së miri. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e qetë. Për fatin tuaj, yjet do kenë ndikim pozitiv dhe do i mbajnë larg konfliktet. Ju beqarët nuk do qëndroni dot indiferentë ndaj personave që do iu joshin, megjithatë do jeni të duruar dhe nuk do hidhni hapa të menjëhershme. Në punë mos i refuzoni propozimet që do iu bëhen sepse keni për të humbur shumë. Mundohuni të arsyetoni e të reflektoni para se të jepni një përgjigje. Me shpenzimet tregoni sa më shumë maturi që të mundeni sepse në të kundërt do rrezikoni mjaft.

AKREPI

Me ne fund do e kaloni ditën e vështirë dhe do ju rikthehet optimizmi. Për ju të dashuruarit, jeta sentimentale do stabilizohet tej mase. Të dyja palët do jeni më të logjikshëm dhe do arrini të merreni vesh edhe me disa shikime. Ju beqarët do dini si ta joshni dhe si ta bëni për vete personin që do pëlqeni, kështu që deri në fund të ditës do arrini të filloni një lidhje të bukur. Në punë do futeni shpesh nëpër probleme dhe pa ndihmën e kolegëve nuk do mund t’ia dilni dot. Nuk do jeni as të vëmendshëm. Shpenzimet duhen mbajtur më tepër nën kontroll sepse po filluan problemet nuk do rregullohen lehtësisht.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do ecni gjithmonë me shumë kujdes dhe nuk do lejoni gabimet. Ju të dashuruarit do jeni shumë kritike ndaj partnerit tuaj prandaj herë pas here do lindin edhe debate mes ju të dyve. Kujdes me kokëfortësinë sepse ajo shpesh të çon në rrugë të gabuar. Ju beqarët do keni disa takime, por njëri do iu entuziazmojë më shumë nga të gjithë. Në punë një koleg do ju afrohet dhe do ju kërkojë të bashkëpunoni për gjithçka, më mirë pranojeni sepse do ju nevojitet vërtet. Mos u tregoni mendjemëdhenj. Me shpenzimet duhet të bëni pak më shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund të destabilizohet.

BRICJAPI

Nuk do arrini dot ta mbani jetën tuaj nën kontroll sot dhe shpesh do ju duket sikur po ju vjen fundi. Për ju që jeni në një lidhje priten stuhi shumë të fuqishme kështu që përgatituni. Do dalin në shesh disa gënjeshtra që keni thënë dhe do thuhen fjalë vërtet të renda nga të dyja palët. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Në punë kolegët do ju vlerësojnë pamasë dhe do ju përgëzojnë para shefave. Mund të merrni edhe një propozim të ri më të rëndësishëm. Buxhetin do dini si ta organizoni me kujdes dhe do arrini ta mbani situatën gjithë kohës nën kontroll.

UJORI

Mos hezitoni të thoni ato që mendoni gjatë kësaj dite sepse idetë tuaja janë vërtet brilante. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale nuk do jetë e keqe, megjithatë duhet të tregoheni sa më të matur me gjithçka në mënyrë që të mos krijohen konflikte. Ju beqarët duhet të mbani distancë nga personat e mëdhenj në moshë dhe nga ata që nuk kanë një punë të qëndrueshme. Në punë duhet të mendoheni më gjatë para se të pranoni një propozim që do iu bëhet. Po u nxituat mundet edhe të gaboni. Në planin financiar situata do jetë shumë më e normalizuar nga sa ka qenë më parë.

PESHQIT

Planetët nuk do kenë më ndikim negativ tek jeta juaj, përkundrazi do ju ndihmojnë të zgjidhni edhe problemet. Ju të dashuruarit që keni pasur vështirësi kohët e fundit, do ndiheni më të qetë. Pas reflektimit të gjatë do i kuptoni gabimet dhe do mundoheni të gjeni zgjidhje. Ju beqarët do bëni të pamundurën për të ndryshuar jetën tuaj dhe do ja arrini qëllimit. Në punë mos u tregoni autoritarë dhe mos merrni përsipër gjëra që nuk i bëni dot. Shefat do ju vrojtojnë me kujdes dhe do ju kritikojnë ashpër nëse shohin që bëni gabime. Sektori i financave do jetë më i mirë se disa ditë më parë. Filloni të shlyeni si fillim të gjitha borxhet e më pas kryeni ndonjë shpenzim të vogël.

Related Articles

Back to top button