Ja kush janë nënkryetarët e rinj që janë emëruar sot në Bashkinë Fier.

Pas miratimit të strukturës së re organizative në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, sot është bërë zyrtarisht emërimi i nënkryetarëve të rinj të Bashkisë Fier.

Katër nënkryetarët që kanë marë detyrën janë Nusret Avdullai, Erald Qirjo, Mirela Pitushi dhe Mariglen Hoxha, në përputhje me strukturën e re të miratuar.

Ndërkohë, Niko Neco emërohet drejtor i Përgjithshëm, duke ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Fier.

Prezantimi zyrtar i emrave është bërë gjatë ditës së sotme nga Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Qarkun Fier, znj. Belinda Balluku, në një takim me stafin drejtues dhe administratën vendore.

Ky ndryshim në drejtimin e bashkisë vjen pas zgjedhjeve vendore të 11 majit dhe është në zbatim të udhëzimit të kryeministrit Edi Rama për riformatimin e strukturave drejtuese të bashkive, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe efikasitetit administrativ për qytetarët.










