POLITIKËSTAR CHANNEL

Ja sa votues ka Qarku i Fierit për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025

Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Brendshme për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore, Zyra e Gjendjes Civile në Bashkinë Fier ka afishuar listat përfundimtare të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Publikimi i këtyre listave bëhet me qëllim që qytetarët të verifikojnë të dhënat e tyre përpara zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025. Në rast se konstatojnë pasaktësi, zgjedhësit ftohen t’i drejtohen sporteleve të Zyrës së Gjendjes Civile për të kryer ndryshimet e nevojshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas përgjegjësit të Zyrës së Gjendjes Civile, në total në Qarkun e Fierit janë 490 qendra votimi dhe 367,628 zgjedhës, nga të cilët një numër i konsiderueshëm janë të regjistruar nga diaspora.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të dhënat sipas bashkive janë si më poshtë:

  • Bashkia Fier
    • Qendra votimi: 227
    • Zgjedhës: 157,761
    • Diaspora: 12,491

  • Bashkia Patos
    • Qendra votimi: 49
    • Zgjedhës: 32,071
    • Diaspora: 2,918

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
  • Bashkia Mallakastër
    • Qendra votimi: 49
    • Zgjedhës: 28,341
    • Diaspora: 2,867

  • Bashkia Roskovec (në 4 njësi administrative)
    • Qendra votimi: 42
    • Zgjedhës gjithsej: 24,223
      • Roskovec: 6,901 (12 QV)
      • Strum: 7,127 (12 QV)
      • Kuman: 6,373 (10 QV)
      • Kurjan: 3,822 (8 QV)

  • Bashkia Lushnjë
    • Qendra votimi: 156
    • Zgjedhës gjithsej: 106,956
    • Brenda vendit: 98,951
    • Diaspora: 8,005

  • Bashkia Divjakë
    • Qendra votimi: 67
    • Zgjedhës gjithsej: 40,179
    • Diaspora: 4,164

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bën apel qytetarëve të kryejnë verifikimin e të dhënave dhe të sigurohen për saktësinë e adresës së banimit. Afishimi i listave është kryer në çdo qendër votimi.

Zgjedhësit kanë ende kohë për të bërë ndryshimet përkatëse në të dhënat e tyre dhe për të garantuar të drejtën e votës në mënyrë të rregullt dhe transparente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button