“Jam në rrezik”/ Mesazhi i fundit i 37-vjeçarit, flet motra e tij: I tregova fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin
Familjarët e Orgel Fushas janë alarmua pas një mesazhi që ai u ka dërguar atyre, duke i thënë që të kujdesen për fëmijët. Prej gjashtë muajsh 37- vjeçari ndodhet në Spanjë, ndërkohë që ka shkëputur edhe kontaktet me familjarët.
“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë”, ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.
Gjithashtu motra e tij duke folur për emisionin “Shqipëri Live” ka treguar bisedat e fundit që ka pasur me të. Ajo shprehet se në bisedën e fundit që ka pasur me të vëllanë ai i ka thënë që është në rrezik. Madje ajo thotë se i ka dërguar edhe foto të fëmijëve, por ai e ka fikur telefonin.
“I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit”, tha motra e tij.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?
Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur
Pyetje: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte
Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam Spanja. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.
Pyetje: Sa fëmijë ka vëllai juaj
Pyetje: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar
Motra e Orgelit: Është i ndarë
Pyetje: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni
Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është
Pyetje: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej
Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar