“Jam te dogana o kusho!”, zhdukja e Leo Roçit në kufirin serbo-kroat, babai kërkon të riun nga Dibra: 15 orë telefoni ka qenë i ndezur, një grua në gjuhën serbe…
Babai tregoi në një lidhje përmes ‘Skype’ për moderatoren e emisionit, Evis Ahmeti se kur ka kontaktuar për herë të fundit me të birin.
RRUGËTIMI
Roci është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.
Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.
Prej andej me një taxi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët. Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg dhe kanë frikën se edhe nuses dhe fëmijës së djalit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.
“Ne si familjarë nuk kemi pasur më komunikim me të.
Me dajën ka komunikuar për herë të fundit në orën 02:30 të mëngjesit në 21 maj. Ka informuar djalin e dajës me anë të një videoje për t’i bërë me dije se ka mbërritur deri në atë pikë në doganën serbo-kroate. I ka thënë ta dini deri kur kam arritur.
Daja nga Zvicra e mori në telefon dhe telefoni i tij ka qenë i ndezur por askush nuk është përgjigjur.
20 minuta pas kontaktit të fundit djali nuk është përgjigjur. 15 orë telefoni ka qenë i ndezur. Dy ditë është fikur telefoni. Pas dy ditësh është ndezur telefoni, pastaj na është përgjigjur një grua në gjuhën serbe”, tha ajo.