KRONIKËSTAR CHANNEL

“Janë tre akuza ndaj Ilir Metës”, avokati Cakrani: Ish-anëtarë të LSI duhej të ishin të pandehur, do të jetë procesi i shekullit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij, duke i cilësuar akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

Reklama në FieriWeb

Për mediat, Cakrani tha se bëhet fjalë për tri akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave, por sipas tij, asnjëra prej tyre nuk qëndron.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Janë tre akuza, korrupsioni pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurave. Akuzat nuk qëndrojnë. Ato janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, por kur ai është marrë në pyetje. Ai pretendon dhe është e saktë se këto hetime përfunduan pas zgjedhjeve dhe kanë përfunduar në momentin kur në Shqipëri po diskutohet për terrorizimin e zgjedhjeve. Për të hequr vëmendjen nga problematikat e zgjedhjeve prokuroria vendosi të përfundojë hetimet”, u shpreh avokati.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Sipas Cakranit, shumë individë të tjerë, ish-pjesëtarë të LSI-së, të cilët sipas tij duhej të ishin të pandehur, sot janë të lirë dhe madje mbajnë funksione publike, ndërkohë që Ilir Meta po përballet padrejtësisht me akuzat.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Kemi të drejtat tona proceduriale, pasi të njihemi me aktet nëse do kemi pretendimet tona dhe nëse ka mangësi në hetime do bëjmë kërkesa jo vetëm për hetime shtese, por pse jo edhe për të pyetur dëshmitare që kanë dijeni për rrethanat e faktit. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike”, tha Kujtim Cakrani.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button