POLITIKËSTAR CHANNEL
Japonia dhuron makinë teknologjike për menaxhimin e mbetjeve në Lushnjë

Bashkia e Lushnjës ka marrë në dorëzim një makinë teknologjike për menaxhimin e mbetjeve, dhuruar nga Qeveria e Japonisë në kuadër të programit “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” për vitin fiskal 2023.

Me këtë rast, kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, ka pritur ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato, duke e falënderuar për këtë donacion të rëndësishëm. Gjatë takimit, Sefa i prezantoi ambasadores potencialin e Lushnjës në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit, duke vënë në dukje mundësitë për bashkëpunime të mëtejshme mes dy vendeve.

Ky donacion pritet të ndihmojë në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në qytet, duke rritur cilësinë e jetesës për banorët dhe duke kontribuar në një mjedis më të pastër.







