POLITIKËSTAR CHANNEL

“Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet”/ Rama: Për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin

Në takimin me të rinjtë socialistë të qytetit të Durrësit,  kryeministri Rama tek puna e institucioneve të drejtësisë duke thënë se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin.

Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama tha se PS është kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se “kemi pësuar gjithmonë presionin shtypës të tjerëve më të mëdhenj se ne. Kemi kaluar nga një perandori, në një monarki dhe s kemi pasur mundësi që të zgjedhim.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Për shkak se ne nuk kemi qenë asnjëherë dot aty ku kemi dashur të jemi kemi pasur vështirësi dhe tmerre që kanë kaluar prindërit tanë. Sot mund të kurorëzojmë atë që është zgjedhja e lirë e shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është mundësi e shqiptarëve që të vendosin me zgjedhje të lirë se ku do të jenë.

Pozicionimi në BE bën që disa gjëra shumë të thjeshta në dukje, por jo aq të lehta për të qenë të garantuara. Të jenë të garantuara një herë e mirë pavarësisht se kush qeverisë në Tiranë.

BE na siguron të drejtën para ligjit. Për herë të parë të lidhurit me pushtetin gjykohen nga drejtësia e pavarur, jo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori. Po të mos ishte kjo parti dhe ky vizion i joni për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE, këtu kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë. Prandaj gjithë përpjekjet që bëjnë kundërshtarët dhe ata që bëjnë papagallin e tyre, po Lulin e keni dëgjuar kur thotë se ku i ke shokët ramë është i madh fare, vetë tek pull si shofer police. Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha kryeministri.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button