AKTUALITET

Jo vetëm Thumanë-Kashar me pagesë/ Cilat janë 3 akset e tjera ku qytetarët do të paguajnë tarifë


Jo vetëm aksi Thumanë-Kashar do të jetë me pagesë për përdoruesit e automjeteve të cilët do të detyrohen të paguajnë tarifën prej 2.1 eurosh sa herë të përdorin këtë rrugë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Përveç rrugës së inauguruar së fundmi, zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muça bëri me dije në Komisionin e Ekonomisë se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera pasi të jenë shpallur fituesit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


“Segmenti Milot-Thumanë është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot-Balldrenin jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanin jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Në lidhje me segmentin Kashar-Pezë-Lekaj është shpallur fituesi jemi në fazë negocimi dhe shumë shpejt do të nisin punimit dhe për Lekaj-Fier është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të saj. Të gjitha do të ketë një rrugë alternative sepse jemi në Partneritet Publik Privat. Do të jenë me të njëjtën formulë si Thumanë-Kashar, dhe do të jenë me koncesion. Do të jenë me pagesë por do të ketë rrugën alternative gjithmonë në përdorim”, tha Muça.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për tre akset që janë shpallur fituesit e koncesioneve vlera e investimit është 839,4 milionë euro, dhe për të tre projektet afati i koncesionit është 35 vite.
Sakaq, aksi Milot-Balldren me gjatësi 13.5 km do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH dhe do të ndërtohet nga bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “I.D.K- Konstruksion”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga ana tjetër aksi Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra me kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k, “Cobial” sh.p.k. “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.
Po ashtu edhe aksi Lekaj-Fier me gjatësi 46 km do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa bizneseve me kryesor “Fusha” sh.p.k dhe “Agbes Construksion”, “Albavia” sh.p.k. “Kupa” sh.p.k , “Ante-Group”, “Klodioda” sh.p.k, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera” sh.p.k.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button