AKTUALITETSTAR CHANNEL

Juglindje, rrugë të bllokuara dhe trafik kilometrik

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin rrugor.

Përveç bllokimit të rrugës së Moglicës, një aks i rëndësishëm që lidh Maliqin me Gramshin, situatë problematike paraqitet edhe në aksin Qukës–Librazhd, si dhe në zonën Prrenjas–Xhyrë, ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Korridorit VIII.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë dhe nuk mund të lëvizin, ndërsa trafiku i krijuar ka arritur përmasa kilometrike. Sipas drejtuesve të mjeteve, radha e automjeteve vijon prej më shumë se tre orësh, pa pasur ende një normalizim të situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këto akse deri në përmirësimin e kushteve dhe normalizimin e qarkullimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button