KRONIKËSTAR CHANNEL

“Ka 4 plagë në gjoks”/ U plagos me thikë, mjeku në Durrës: 15-vjeçari është i intubuar, në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy të miturve ditën e djeshme në zonën e ish-kënetës në Durrës ku një 15-vjeçarmbeti i plagosur rëndë me thikë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I mituri është qëlluar 4 herë me thikë në pjesën e gjoksit nga një 14-vjeçar dhe njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën, bëjnë me dije burime nga bluzat e bardha.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas mjekut, Fitim Shini shprehet, sapo i mituri ka mbërritur në spital është ndërhyrë për të stabilizuar situatën dhe më pas është intubuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Për momentin pacienti ndodhet në reminacion i intubuar. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut. U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha në një prononcim mjeku.

Reklama në FieriWeb

Konflikti ka nisur për motive banale ndërsa shkak është bërë një nxënës, i cili ka shkuar dhe i ka thënë të plagosurit se 14-vjeçari e ka ofenduar në shkollë me disa persona të tjerë. I plagosuri ka telefonuar 14-vjeçarin për t’i kërkuar llogari dhe më pas e kanë lënë për tu takuar në rrugë për tu sqaruar.

15-vjeçari me vete ka marrë dhe 3 shokë të tjerë si dhe shufra hekuri.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë konstatuar 4 të rinj (mes tyre 15-vjecarin) te cilët kanë dalë nga makina duke sulmuar me shkopa hekuri një grup prej tre personash (midis tyre 14-vjeçari autor i plagosjes).

Related Articles

Back to top button