AKTUALITETFIERI YNË TVFUTBOLL

Ka idhull Mbapenë, sulmuesi Trifoni: Apolonia u rrit falë filozofisë së trajnerit Mërgjyshi


Rezultatet e arritura nga Apolonia në kampionat, natyrshëm që janë meritë e gjithë grupit të lojtarëve, por edhe e stafit teknik që ka sjellë ndryshimin rrënjësor në ekip. Ashtu si në çdo skuadër tjetër, edhe tek Apolonia ka nga ata lojtarë që e kanë mbajtur më tepër peshën e minutave dhe të golave në kampionat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një prej tyre është Xhovalin Trifoni, i cili ka shënuar të gjashtin gol në kampionat, dhe i fundit është ai në stadiumin “Loni Papuçiu” me Bylisin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi 20-vjeçar tregon emocionet e golave dhe ndjesinë për sezonin e parë si futbollist profesionist tek Apolonia. Ai flet edhe për ndeshjen e së dielës në Luz, fundin e sezonit, si dhe çfarë synon të arrijë me fanellën e Apolonisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Trifoni, e prisnit atë fitore aq të thellë kundër Bylisit?

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në çdo ndeshje kemi objektiv marrjen e rezultatit pozitiv, pavarësisht emrit, cilësisë dhe pozicionimit në renditje. Vinim nga një humbje në transfertë dhe ishte shumë e rëndësishme të merrnim 3 pikët. Ishte një takim i vështirë, që e interpretuan shumë mirë. Ditëm ta menaxhonim mirë rezultatin dhe padyshim gjithë ndeshjen. Ishim të gjithë të motivuar për një paraqitje sa më dinjitoze dhe ia dolëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Apolonia është pa “frena” në këtë fazë të tretë, çfarë ka ndryshuar?

Kemi arritur të kuptojmë shumë mirë filozofinë e trajnerit Mërgjyshi dhe jemi përshtatur shpejt me modulin e lojës. Ndeshje pas ndeshjeje, kemi zbatuar me përpikëri çdo detyrë taktike të dhënë. Jam i bindur se ky grup mund të rritet dhe sezonin e ardhshëm do të jemi më të fortë. Më parë duhet të bëjmë shumë mirë këtë sezon dhe ta mbyllim siç duhet.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Me Bylisin zhvilluat një ndeshje pozitive, ku gjetët edhe golin e gjashtë sezonal. Si ndiheni dhe cilin gol do të veçonit më shumë?

Për gjashtë golat e shënuar jam shumë i lumtur. Personalisht, nuk dua të veçoj asnjë, sepse çdo gol ka peshën e vet të rëndësisë. Dua që të mos e mbyll me vetëm gjashtë gola këtë sezon, pasi kërkoj të shënoj shumë më shumë. Shpresoj të vijoj të ritëm dhe të marr mbi supe më shumë përgjegjësi.

Megjithatë, është vetëm sezoni juaj i parë si futbollist profesionist tek Apolonia, sa i kënaqur jeni në nivelin personal?

Të tregohem i sinqertë, jam pjesërisht i kënaqur, pasi shpresoja të shënoja më shumë gola. Besoj te cilësitë e mia dhe do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin në këto ndeshje të mbetura, të cilat kanë po kaq rëndësi sa javët e kaluara.

Cili është idhulli i Xhovalin Trifonit në futboll?

Ndjek dhe pëlqej shumë Kilië Mbapenë. Është padyshim një prej sulmuesve më të mirë në Europë, lojtar shumë i fortë fizikisht, i disiplinuar taktikisht dhe mbi të gjitha “nuhatës” goli.

Si e prisni ndeshjen e radhës me Luzin në transfertë?

Do të jetë një sfidë e fortë dhe delikate, pasi luajmë kundër një ekipi që është ende në garë për të qëndruar në Kategorinë e Parë dhe kjo e vështirëson akoma edhe më shumë. Gjithsesi, ne kemi objektiv të qartë, marrjen e fitores. Do të futemi në fushë për tri pikët dhe është momenti për të shfrytëzuar atmosferën shumë të mirë që solli triumfi me Bylisin. Ne duhet të shkojmë të qetë psikologjikisht në këtë transfertë dhe të bëjmë shumë mirë lojën tonë, në raport me atë që duam të arrijmë dhe atë që dimë të bëjmë më mirë.

A do ta arrijë Apolonia vendin e katërt?

Pak, por e sigurt është që ne do të punojmë seriozisht deri në javën e fundit objektivit. Kemi besimin se nëse hyjmë në çdo ndeshje për të treguar dhe marrë maksimumin, mund t’ia dalim me sukses. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të mos shpërqendrohemi. Kjo është mënyra e vetme për t’ia dalë.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

Related Articles

Back to top button