KRONIKËSTAR CHANNEL

“Ka një dritë për ngjarjen në Shkodër”- Zyrtari i Policisë flet për masakrën e Dobraçit: Po dalin fakte të reja që ndihmojnë hetimin


Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka zbuluar se fakte të reja po dalin në dritë në lidhje me masakrën me 4 viktima në Shkodër, më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Jaupi tha në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ se ngjarja është në ndjekje dhe shumë shpejt do të zbardhet. Megjithatë, theksoi se zbardhje ngjarjeje nuk do të thotë informacion për persona specifikë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Është gjendje që ne duhet të reflektojmë, strukturat e policisë po e ndjekin pa ndërprerje, qoftë ngjarjen e Shkodrës, qoftë të Tiranës. Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Është në ndjekje dhe çdo ditë dalin fakte të reja që ndihmojnë hetimin. Zbardhja nuk do të thotë se kemi informacion për x persona”, tha Jaupi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Jam i bindur se do kapen autorët e ngjarjes në Shkodër dhe ngjarjeve të tjera të rënda të ndodhur së fundmi. Kemi marrë masa të shtuara në qarkun e Shkodrës, ku ka pasur problematika të shumta, edhe për kultivimin e drogës“, shtoi ai.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, 4 efektivët u arrestuan me 20 Nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

Efektivët: Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Siç duket edhe nga foto ai është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.

Ndërkohë Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posçme (SPAK), për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Dite me parë u raportua se Policia ka kontrolluar dy klinika mjekësore private në Shkodër, me qëllim gjetjen e personit të tretë, që policia dyshon se ka qenë në makinën tip “Benz” me targa kroate.

Policia i ka ushtruar këto kontrolle pas dyshimeve se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar.

Qëllimi i kontrolleve nga policia ka qenë sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur për mjekim ose jo në klinikat private, pas ngjarjes.

Po ashtu, policia e shtetit për të provuar shkencërisht dhe prezencën në makinë të viktimave dhe personit të tretë të mundshëm të plagosur, ka dërguar për ekzaminim në laborator prova të marra në vendngjarje si fije floku, gjurmë gishti, profile biologjike, profile djerse dhe gjaku për të zbuluar gjurmë të ADN-ve të secilit person që ndodhej në makinë, me qëllim identifikim shkencërisht të personit të tretë në makinë.

ATENTATI

Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.

Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.

Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha humbu jetën pas disa ditësh në intubim në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.

Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button