AKTUALITETSTAR CHANNEL
Kakavijë – Bllokim i përkohshëm i aksit Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është informuar nga autoritetet greke se sot, nga ora 14:00 deri në 17:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste të fermerëve.
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe u sugjeron që të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.




