AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kakavijë/ Bllokohet përkohësisht aksi Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është informuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që do të zhvillohet nga fermerët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia Kufitare Kakavijë apelon për mirëkuptim nga qytetarët dhe këshillon që udhëtimet me automjete të planifikohen në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button