KRONIKËSTAR CHANNEL
Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Një 44-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria duke transportuar 42 000 euro pa i deklaruar në pikën kufitare.
Gjatë kontrolleve rutinë të Policisë Kufitare, sasia e parave u gjet e fshehur në çantën e tij. Shtetasi Luan Kaçakui u shoqërua për verifikime, ndërsa shuma e të hollave u sekuestrua sipas procedurave ligjore.
Materialet e rastit iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Çështja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.




