KRONIKË

Kallashnikov, pushkë e municion luftarak, policia i shkon në banesë 50-vjeçarit në Vlorë dhe e arreston


Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi mbante në banesë armë dhe municion luftarak.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në prangat e policisë së Vlorës, përfundoi Eduard Merka, të cilit në banesë iu gjetën 1 kallashnikov, një pushkë, , 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 thika dhe 4 celularë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vlorë

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 2”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar nga Komisariati i Policisë Vlorë, për një rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante pa leje, në banesë, armët dhe municionin.

Në vijim të operacioneve policore me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast në këtë fushë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 2”.   

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

Related Articles

Back to top button