70 gra e vajza, punëtorë të një fasonerie kanë protestuar paraditen e kësaj të shtune para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyrë abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhe prej dy muaj e 10 ditë.
Ato pohojnë së kallëzimi ka më shumë së dy muaj që fle në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë deri më sot për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor.
Në punuam pa nënshkruar kurrë një kontratë thonë ato dhe zbatuam çdo kërkesë që merrnim nga menaxherët e fabrikës por po jetojmë në limitët e mbijetesës.
Ndërsa përfaqësuesit e “ Koalicionit për punë të denjë” në mbështetje të kauzës së ketyre punëtorve, në kuadër edhe të Ditës së Ndërgjegjësimit për Punëtoret e Fasonerisë, janë shprehur se qeveria shqiptare duhet të luftojë realisht padrejtësitë , indiferencën dhe shfrytëzimin e punëtoreve shqiptare duke listuar njëherazi edhe disa kritere të cilat duhen respektuar në favor të punonjëseve të fasonerisë.
Protestueset kanë pohuar njëzëri se nuk do t’i ndalin protestat deri në zgjidhjen e problemit të tyre.