LIFESTYLE & SHOWBIZ
“Kam pasur dy lidhje paralele, jam me shumë eksperiencë”- Habit banorja e Big Brother Vip, e pranon hapur: Doja gjëra të ndryshme nga meshkujt
Aktorja Julia Ilirjani ka habitur me rrëfimin teksa ka treguar për eksperiencat seksuale që ka patur.
Gjatë një bisede me banorët e BBV, ajo është shprehur se ka pasur lidhje paralele, duke shtuar se donte gjëra të ndryshme nga meshkujt.
“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë vitesh në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjeç, as 30 vjeç, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga dy njerëz të ndryshëm.
Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, u shpreh Julia.