“Kam prova që prokurorët marrin urdhra nga Rama”/ Ahmetaj: Dumani nuk ka kurajo të marrë dëshminë time, letrat janë atje
Ish-krahu i djathtë i kryeministrit Rama, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Ahmetaj në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ka paralajmëruar se disponon prova që vërtetojnë se kreu i SPKA dhe prokurorët e gjyqtarët e tjerë janë të kontrolluar nga Rama.
Në lidhje me deklaratat e Dumanit në Parlament se ka kërkuar ekstradimin e tij, Ahmetaj ka thënë se Dumani nuk guxon ta marrë në pyetje me atë dosje të sajuar e të montuar politikisht me porosi të Edi Ramës.
Ahmetaj: Unë kam një pyetje për ty. A ka kurajon me atë shkelje ligjore që ka bërë Altin Dumani të vijë të kërkojë dëshmi. A e ka kurajën? Jo nuk e ka kurajën. Del e thotë në ekrane se kemi kërkuar ekstradimin, për sa na përket ne është në kërkim nga drejtësia e tij, nga drejtësia që ai thotë, gjykata do bëjë çfarë i themi ne. Apo nga drejtësia e Edi Ramës, që njëherë e shan SPAK dhe e kërcënon kur i duhet, pastaj e mbron. Pastaj i sulet prokurorit të Tiranës, pastaj merr SPAK kur i duhet për ndonjë projekt i bën presion, pastaj në anën tjetër i thotë, ja ku është ai që duhet, ky nuk vjen se është 3 metra, ky që është 173 cm ky vjedh. Orienton. Nuk ka kurajo Altin Dumani.
Do të kishte kurajo nëse do të ishte i pastër në integritetin e prokurorit dhe institucionit. Patjetër. Nuk ka kurajo. E dyta, o i dashur. Letra janë atje, nuk do ti shohë. Ku janë 80 mln dollarë e inceneratorit të Tiranës, ndiq paranë, ku janë. Të më falë kjo zonja që do i zë emrin në gojë. Denisa Tollkuçi, e dini që kjo negocionte rrogën për 1500 euro, punonte te inceneratori i Tiranës. E akuzojnë për grup të strukturua kriminal. Ndërkohë që mungojnë 80 mln dollarë dhe nuk ka incenerator. Kush mban përgjegjësi, t’i vish vërdallë gjithë gjësë. Pyeteni Edi Ramën, a ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Arben Ahmetaj. Zero. Pyetja e dytë, a mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridorin e kryeministrisë për investimin publik të Fierit. E treta, çfarë ka ndodhur.