KRONIKËSTAR CHANNEL

“Kam vrarë Tonin, dua të paguaj” – Kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali?

E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Këto janë fjalët e Marian Pepës, 52-vjeçarit shqiptar të arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja disa ditë më parë në Itali.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pepa u arrestua dhe ndodhet në burgun San Giorgio në Lucca. Fillimisht u raportua se “Toni” ashtu siç njihej nga të gjithë Artan Kaja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai u gjet i pajetë brenda fabrikës së tij nga bashkëshortja më 7 janar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më pas, pas hetimeve, rezultoi se Kaja ishte vrarë me armë zjarri. Autor i dyshuar është Marian Pepa, të cilin e njihte prej vitesh.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Autori i dyshuar i vrasjes, sipas një rikonstruksioni fillestar, kishte studiuar me detaje planin për të hyrë fshehurazi në fabrikë.

Megjithatë, ka shumë pikëpyetje që ende nuk janë sqaruar. Para së gjithash motivi, pasi Pepa u dorëzua në polici menjëherë pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Mediat italiane bëjnë me dije se muajt ​​e fundit dy shqiptarët kishin pasur një mosmarrëveshje, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja.

Arma e krimit nuk është gjetur ende. Ndërsa Pepa pritet të merret në pyetje ditën e sotme dhe hetuesit besojnë se dëshmia e tij mund të hedhë dritë mbi çështjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button