FIERI YNË TV

Kampionati kombëtar, Apolonia e kickboxing ‘gati për luftë’: Duam të rikonfirmohemi kampionë të Shqipërisë


Më 30 mars në Fier do mbahet kampionati kombëtar i kickboxit për të rinj ku do të marrin pjesë 12 ekipe nga e gjithë Shqipëria. Ashtu si sezonin e kaluar ekipi i Apolonisë kërkon të jetë sërish protagonist me trofe të fituar dhe për këtë arsye po punohet intensivisht në palestër. Të rinjtë e qytetit, të cilët i janë përkushtuar këtij sporti, prej ditësh tani mendojnë vetëm për kampionatin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Po përgatitemi fort. Jemi duke u stërvitur dhe shpresoj që të dalim sa më mirë,”-u shpreh Saimir Vrapi, sportist i kickbox.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sinkron Marsel Dhima, trajner i Apolonisë Kickbox: “Vjet kemi qenë ekipi kampion për grupmoshat nga 15-17 vjeç dhe këtë herë shpresojmë ta përsërisim. Falenderojmë të gjithë prindërit dhe sportistët të cilët janë në palestrën tonë dhe japin të pamundurën për të qenë kampion.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në kampionatin kombëtar të kickboxit për të rinj do ketë 3 kategori përballjesh. Nga mosha 9-12, 12-15 dhe 15-17 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button