POLITIKËSTAR CHANNEL

Kandidati fiktiv alarmon Lapajn, kush është punëtori i ndërtimit që i rrezikon mandatin

Skema me kandidat fiktiv po kthehet në boomerang për Adriatik Lapajn pasi një i afërm i Endri Shabanit, rrezikon t’i prishë planet për t’u bërë deputet.

Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti  në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien për të marrë mandatin e ligjvënësit. Në një shkresë depozituar në KQZ, kandidati që në CV e tij deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, duket  se nuk mban mend se çfarë ka firmosur dhe i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“I nderuar Z. Celibashi,  unë Zeqir Kordhoni, jam deputet i partisë ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Kam mësuar se partia ‘Shqipëria Bëhet’ ka dërguar një letër dorëheqjeje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre”.

Një  lëvizje e tillë e beftë para se kryekomisioneri shtetëror të shpërndajë mandatet për qarkun Tirane, duket se ka një prapavijë politike. Më shumë se sa ambicie personale e Zeqir Kordhonit, duket se është një taktike e Endri Shabanit, për shkak të lidhjeve familjare ndërmjet tij dhe kandidatit dhe kjo goditje brenda të rinjve duket se ka një arsye të fortë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Shënoje, nëse Adriatik Lapaj merr një mandat ne Parlament, nuk do jetë Adriatik Lapaj qe do e ketë atë mandat sepse une s’po hyj per të kapur një copë deputeti”, thoshte Lapaj.

Adriatik Lapaj nuk e dha dorëheqjen ashtu sikurse ishte zotuar publikisht në emisionin “Shqipëria Live” të Sidorela Gjonit në Top Channel, por me vullnet të lirë apo jo, aleti i tij në koalicion, duket se po e detyron të zgjohet nga ëndrra e mandatit parlamentar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button